Kurti: Opozita po na zgjat mandatin por nuk kemi marrëveshje për të qëndruar sa më gjatë në pushtet
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar para mediave se tashmë është duke hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të tij, anipse institucionet e reja ende nuk janë konstituuar pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura pesë muaj më parë. Teksa foli rreth mandatit të tij Kurti tha se çdo opozitë…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar para mediave se tashmë është duke hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të tij, anipse institucionet e reja ende nuk janë konstituuar pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura pesë muaj më parë.
Teksa foli rreth mandatit të tij Kurti tha se çdo opozitë demokratike përpiqet ta shkurtojë mandatin e qeverisë, por ajo në vendin tonë po e zgjat mandatin e kësaj qeverie.
“Ju e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet ta shkurtojë mandatin e qeverisë. Përjashtim bën opozita kosovare, e cila – siç jeni dëshmitarë të gjithë ju – po e zgjat mandatin e qeverisë AK. Dikush madje mund të mendojë se kemi marrëveshje, pra se ne si qeveri në detyrë kemi ndonjë marrëveshje me opozitën aktuale për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Kurti.
I pyetur rreth situatës aktuale në të cilën gjendet Kosova pa konstituim të Kuvendit, Kurti tha se nuk ka ndonjë shpjegim për këtë situatë nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës.
“Nuk kam një shpjegim për këtë situatë nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës. Sipas nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, ne kemi më pak kompetenca si qeveri në detyrë, por puna jonë nuk ka ndryshuar – kemi po aq shumë punë. Sa më herët që të konstituohet Kuvendi, duke zgjedhur me votim të fshehtë kryesinë e tij, aq më shpejt do të formohet edhe qeveria e re. Në ndërkohë që nuk ka një qeveri të re, ‘Kurti 3’ mbetet qeveri në detyrë. Ky është realiteti – nuk kam çfarë t’i shtoj,” tha ai.
Po ashtu Kryeministri në detyrë u shpreh se shumë mund të mendojë se LVV, ka marrëveshje me partitë opozitare për zgjatje mandati por se kjo siç thotë ai nuk është e vërtetë.
“Dikush madje mund të mendojë se kemi marrëveshje, pra se ne si qeveri në detyrë kemi ndonjë marrëveshje me opozitën aktuale për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë”, theksoi Kurti. /Lajmi.net/