Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, pas Hamzës shfaqet përkrah Hasanit dhe Xhemailit
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, kohëve të fundit po shihet shumë i afërt me zyrtarë të lartë të PDK-së. Kurti mbrëmë përcolli finalen në basketboll me Trepcës dhe Bashkimit, ku ishte ulur afër Bedri Hamzës. Ndërkaq ai sot është parë bashkë me disa zyrtarë tjerë të lartë të PDK-së. Pas ceremonisë së përvjetorit të masakrës…

Lajme
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, kohëve të fundit po shihet shumë i afërt me zyrtarë të lartë të PDK-së.
Kurti mbrëmë përcolli finalen në basketboll me Trepcës dhe Bashkimit, ku ishte ulur afër Bedri Hamzës.
Ndërkaq ai sot është parë bashkë me disa zyrtarë tjerë të lartë të PDK-së.
Pas ceremonisë së përvjetorit të masakrës në burgun e Dubravës, Kurti u pa duke biseduar me deputetin e PDK-së, Nait Hasani, dhe sekretarin e kësaj partie, Bajrush Xhemaili.