Kurti nuk shkon në Shqipëri verës, që disa vite viziton Greqinë mosnjohëse me arsyetimin se po merr pjesë në simpozium

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti që disa vite, kur vije vera, niset për në Greqi. Krejt kjo me arsyetimin se po merr pjesë në një simpozium, që nuk duket se i hynë fort në punë Kosovë, shkruan lajmi.net Edhe këtë vit, Kurti shkoi në Greqi, duke ikur nga Kosova, në kohën kur vendi po përballet…

Lajme

17/07/2025 20:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti që disa vite, kur vije vera, niset për në Greqi.

Krejt kjo me arsyetimin se po merr pjesë në një simpozium, që nuk duket se i hynë fort në punë Kosovë, shkruan lajmi.net

Edhe këtë vit, Kurti shkoi në Greqi, duke ikur nga Kosova, në kohën kur vendi po përballet me një krizë institucionale, ku sot u bën 48 herë që dështon konstituimi i Kuvendit.

Ai po merr pjesë në simpoziumin “Symi” që mbahet çdo vit. Edicioni i këtij viti u mbajt në ishullin Skiathos, nga data 13 deri më 17 korrik.

Ky simpozium organizohet nga ish-kryeministri grek, George Papandreou.

Kurti, që nuk shkon verës në Shqipëri, që disa vite shkon në Greqi, një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet.

Pjesëmarrjet e përvitshme të Kurtit nuk i kanë sjell ndonjë dobi vendit tonë.

Njohja nga Greqia as nuk ka qenë afër gjatë mandatit të tij. Shteti grek ka vazhduar të jetë përkrahëse e Serbisë, duke mos e njohur Kosovën si shtet.

Simpoziumi ku po merr pjesë Kurti nuk po shihet edhe aq serioz nga pamjet, ku pjesëmarrësit janë të veshur me shorce dhe të ulur në një bar-kafene.

Nuk dihet nëse shpenzimet e këtij simpoziumi janë paguar nga buxheti i vendit, nga vet Kurti apo janë të mbuluara nga organizatorët./lajmi.net/