Kurti nuk iu ndahet sulmeve ndaj gazetarëve: Analistë të oligarkëve, nuk mund ta shëroj xhelozinë e tyre

Kryeministri Albin Kurti ka sulmuar përsëri gazetarët e analistët e studiove televizive. Kurti, nga tubimi në Prizren, sikurse edhe nga disa tubime tjera zgjodhi që të merret me analistët e studiove televizive. Sipas Kurtit, populli është i kënaqur me qeverisjen e tij, kurse të pakënaqur janë vetëm disa individë, siç janë analistët edhe krerët e…

Lajme

05/02/2025 20:06

Kryeministri Albin Kurti ka sulmuar përsëri gazetarët e analistët e studiove televizive.

Kurti, nga tubimi në Prizren, sikurse edhe nga disa tubime tjera zgjodhi që të merret me analistët e studiove televizive.

Sipas Kurtit, populli është i kënaqur me qeverisjen e tij, kurse të pakënaqur janë vetëm disa individë, siç janë analistët edhe krerët e partive opozitare.

“Ka të pakënaqur në studiot televizive. Ata janë të pakënaqur nga lakmia dhe nga xhelozia. Ata nuk janë as pakicë, ata janë individë. Individë të pakënaqur nga lakmia e xhelozia, por jo nga papunësia. Qeveria jonë nuk mund të merret me ata siç janë analistët dhe krerët e partive opozitare. Individët e pakënaqur qofshin analistët e oligarkëve ose kryetarët e partive unë nuk mund t’i shëroj se nuk mund të merrem me xhelozinë e individëve”, ka thënë Kurti.