Kurti nuk i harron asnjëherë mediat për t’i sulmuar, flet për “financime me thasë parash” e “manipulime nga Serbia”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në seancën e sotme parlamentare ka sulmuar mediat, duke folur për ‘’financime me thasë parash’’, dhe duke thënë se ‘’manipulimet po vijnë direkt nga armiqtë tanë, porse fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë’’. ‘’Një demokraci nuk jeton vetëm nga vota qytetare, por edhe nga fjala e…

Lajme

02/04/2026 12:59

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në seancën e sotme parlamentare ka sulmuar mediat, duke folur për ‘’financime me thasë parash’’, dhe duke thënë se ‘’manipulimet po vijnë direkt nga armiqtë tanë, porse fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë’’.

‘’Një demokraci nuk jeton vetëm nga vota qytetare, por edhe nga fjala e dhënë. Fjala nuk mund të jetë e lirë nëse është kapur nga interesa të fshehta. Raportime për financime me thasë parash nuk janë vetëm një problem i etikes profesionale, ato janë kërcënim i drejtpërdrejt për integritetin e debatit publik. Sepse kur para hyn në mënyrë të padukshme, ajo nuk blen vetëm hapësirë mediatike, ajo blen ndikim, orienton narrativen, dhe në fund deformon perceptimin e qytetarit. Një qytetar i dezinformuar, s’është i lirë, ai është i manipuluar. Dhe siç tregojnë raportet, ky manipulim po vjen direkt nga armiqtë tanë, porse fakteqsisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë’’, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë edhe se nuk është në interes që qeverisë që të kufizojnë mediat, porse ‘’pavarësia’’ e mediave ‘’nuk mund të ndërtohet mbi fshehtësi që financojnë shpifjen’’.

‘’Ne nuk kemi interes të kufizojmë mediat, kemi interes që ato të jenë më të forta, me kritike, me të pavarura. Por pavarësia nuk mund të ndërtohet mbi fshehtësi që financojnë shpifjen dhe dezifinormin, Liria editorial duet të jetë e garantuar, duhet shoqëruar me transparencë të plotë të pronësisë dhe të financimit. Qytetarët duhet ta dinë se kush flet, në emër të kujt flet, me çfarë burimesh flet, dhe nga kush financohet. Nëse secili biznes tjetër jep përgjegjësi për financat dhe burimet e tij, mediat gjithashtu duhet të jenë në të njëjtin nivel të përgjegjësisë. Ligji për këshillin e pavarur për media, që do ta sjellim para jush, nuk është për të kontrolluar median, por për ta mbrojtur atë nga kapja. Censurë është pengesë e lajmit të drejt, jo e lajmeve të pavërteta me financime të dyshimta’’ ka thënë ai sot në Kuvend.