Kurti nuk flet për skandalet korruptive të Qeverisë së tij: Ua kemi ndalur pasurimin opozitës
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në mbledhjen e këshillit të qendrës në Prishtinë, ka folur sipas tij se përse opozita nuk po pranon një koalicion me Vetëvendosjen. Ai foli e foli, në fund e nxorri atë që dikur e thoshte me zë të lartë, si nëpër dhëmbë, ai përmendi ‘pasurimin’, që tha se ia ka…

Lajme
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në mbledhjen e këshillit të qendrës në Prishtinë, ka folur sipas tij se përse opozita nuk po pranon një koalicion me Vetëvendosjen.
Ai foli e foli, në fund e nxorri atë që dikur e thoshte me zë të lartë, si nëpër dhëmbë, ai përmendi ‘pasurimin’, që tha se ia ka ndalur opozitës.
“Subjekti ynë sot ka një numër deputetësh, më shumë se sa i pari dhe i dyti marë së bashku. Por, destrukteviteti opozitar ndaj themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, që në thelb ka xhelozinë dhe lakminë në rezultatin tonë. Por, këtu ka një kundërthënje te partitë opozitare, ata 4 vite kanë folur zi e terr për qeverisjen tonë demokratike, por nuk po e konstituojnë Kuvendin, që potencialisht ta ndrrojnë.
“Këta as nuk po shtyhen, as nuk po ngrehen. Ata nuk e kanë problem Albulenën, e kanë problemin me popullin që nuk ia dha votën. E kanë problemin me qeverinë tonë, që ia ka ndalur pasurimin.”
Ndërkohë, veç gazetari i RTK-së Blerim Haxhiaj që bëri sikur po intervestonte Kurtin, përfitoj mbi 200 mijë euro nga qeveria e Kurtit, përmes anëtarëve të familjes së tij.
Fitore Pacolli, poashtu rahatoi familjar, e përfituan të afërm të saj gjatë kësaj qeverisje.