Kurti nuk deklarohet për mediat, largohet me shpejtësi të “dritës” nga Presidenca

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është deklaruar për mediat pas takimit që zyrtarët politikë zhvilluan me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Pas takimit, ai u tha gazetarëve se “më duhet të shkoj me shpejtësi”. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takim Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar disa…

Lajme

31/10/2025 14:20

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është deklaruar për mediat pas takimit që zyrtarët politikë zhvilluan me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit, ai u tha gazetarëve se “më duhet të shkoj me shpejtësi”.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takim Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar disa ditë kohë për të parë mundësitë nëse mund të formojë një shumicë.

Kurti dështoi më 26 tetor të merrte besimin e Kuvendit për ekzekutivin e ri.