Kurti nuk deklarohet as në Prishtinë as në veri- nis ditën në Leposaviq e Zveçan ku përuron zyrat e Postës së Kosovës

Kryeministri në detyrë, tashmë deputet i betuar Albin Kurti ditën e sotme e nisi në veri të vendit. Kurti bashkë me Artane Rizvanolli- po ashtu ministre në detyrë dhe zyrtarë të tjerë kanë shkuar në veri, saktësisht në Leposaviq ku është hapur dega e Postës së Kosovës . Kurti vizitoi ambientet e brendshme të ndërtesës…

Lajme

28/04/2025 11:20

Kryeministri në detyrë, tashmë deputet i betuar Albin Kurti ditën e sotme e nisi në veri të vendit.

Kurti bashkë me Artane Rizvanolli- po ashtu ministre në detyrë dhe zyrtarë të tjerë kanë shkuar në veri, saktësisht në Leposaviq ku është hapur dega e Postës së Kosovës .

Kurti vizitoi ambientet e brendshme të ndërtesës dhe në mënyrë simbolike ka plotësuar edhe një formular pagese në këtë filial të postës.

Bashkë me Kurtin aty ishte edhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe zëvendësja e tij, Marina Bogujeviq.

Kurti është takuar nga afër me disa zyrtarë të cilët tashmë punojnë aty- por nuk ka dashur që të deklarohet fare për media.

Pas kësaj, Kurti shkoi edhe tek Dega e Postës së Kosovës në Zveçan e cila sot është hapur zyrtarisht në ë ish-lokalin ku e vendosur ishte Banka e Kursimeve të Serbisë.

Tetë muaj më parë, Policia e Kosovës me vendim të institucioneve të vendit mbylli nëntë degë të Postës së Serbisë në katër komunat e veriut, në Veri të Mitrovicës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan./Lajmi.net/