Kurti: Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë. Kurti në një reagim në “X” tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas kosovarë – përfshirë fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga…

Lajme

17/04/2024 14:48

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Kurti në një reagim në “X” tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas kosovarë – përfshirë fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.