Kurti: Nga 2020 u përballëm me sfida të mëdha globale, por iu përgjigjëm për së mbari- tani edhe me ligjin për çmimet tavan
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se në mbledhjen paraprake u miratuan disa vendime me rëndësi ndër të tjerash ajo për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe vendimi për pagën e 13-të. Kurti tha se sot do të merren vendime që gjithashtu nuk presin e lehtësojnë…
Lajme
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se në mbledhjen paraprake u miratuan disa vendime me rëndësi ndër të tjerash ajo për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe vendimi për pagën e 13-të.
Kurti tha se sot do të merren vendime që gjithashtu nuk presin e lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve.
“Që prej vitit 2020 kur filluam të qeverisim por edhe nga 2021 e tutje jemi përballur me sfida të mëdha globale, sfida që kanë vendosur në situata të rënduara edhe vendet më të zhvilluara.Por ajo që mund të them me bindje të plotë është se secilës prej këtyre sfidave u jemi përgjigjur për së më mbari me sinqeritet dhe kemi ndihmuar secilën kategori shoqërore.Krahas përgjigjeve tona me pakon për përballje me inflacionin kemi nisur edhe iniciativën për krijimin e ligjit që në publik njihet si ligji për çmimet tavan. Kjo jo për të penguar rritjen e zhvillimi të askujt përkundrazi për të evidentuar krizën e keqpërdorimit”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se ngjashëm si shumë inicaitiva të tjera edhe ky ligj u pat sfiduar pas aprovimit në të dy leximet në Gjykatë Kushtetuese nga ana e opozitës.
“Dhe ja ku jemi shumë shumë muaj pas me kriza të reja në sfond global ku këto kriza e prekin edhe xhepin e qytetarëve tanë.Po e risjellim këtë projektligj që vjen si nevojë e domosdoshme që qytetarët kanë përjetuar me rritjen ekstreme të çmimeve dhe mos-arsyetimin në treg. Me këtë ligj ne s’po hyjmë në tregun e lirë por po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky ligj vendos një balancë të domosdoshme në treg dhe përgjegjësinë e shtetit.Garanton furnizim dhe çmime të përballueshme në kohë krize e parandalon fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve e reagim të shpejtë institucional kur tregu destabilizohet.Krijojë për herë të parë bordin që vendos në bazë të të dhënave të interesave publik. Kjo s’është risi vetëm për Kosovën, shtetet e BE-së kanë mekanizma të tillë e neve deri tani na ka munguar zbatimi i ligjit në praktikë e qytetarët e kanë paguar këtë mungesë”,deklaroi Kurti./Lajmi.net/