Kurti: Nga 1 janari 2025 mirëpresim shtetasit e Bosnjës në Kosovë
Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se sot dy javë pritet të hyjë në fuqi vendimi që shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës që do të kenë mundësin të udhëtojnë me letërnjoftim për në Kosovë. “Ky vendim do të rrisë lidhjet mes qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës, do të…
Lajme
Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se sot dy javë pritet të hyjë në fuqi vendimi që shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës që do të kenë mundësin të udhëtojnë me letërnjoftim për në Kosovë.
“Ky vendim do të rrisë lidhjet mes qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës, do të shtojë mundësit për bashkëpunim ndërmjet tyre dhe do të nxisë shkëmbimet e studentëve, ndërmarrësve, sportistëve, artistëve dhe profesionistëve të dy vendeve. Nga ky lehtësim do të përfitojnë shqiptarët në Bosnjë që kanë familje dhe farefis në Kosovë dhe boshnjakët në Kosovë që kanë familjarët dhe farefisin e tyre nga Bosnja. Rreth 12 mijë shqiptarë jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë dhe rreth 27 mijë boshnjak jetojnë në Kosovë. Nga 1 janari 2025 Kosova do të jetë vendtakimi tyre dhe do ti mirëpresim përzemërsisht”, tha Kurti.