Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se do të shkojë në seancën konstitutive të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa çka është shprehur edhe optimist që do të shkojë mirë. “Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha shkurti ai. Kurse…

Lajme

10/02/2026 12:55

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se do të shkojë në seancën konstitutive të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa çka është shprehur edhe optimist që do të shkojë mirë.

“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha shkurti ai.

Kurse Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ftuar në takim krerët e subjekteve politike pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër seancën konstituive.

Ky takim i Bashës me kryetarët do të fillojë në orën 17:00, dhe ka për qëllim përgatitjet për seancën e nesërme.

Seanca konstituive nis nesër me fillim të orës 12:00./Lajmi.net/