Kurti nënshkruan vendimin që Kosova të hapë fabrikën për prodhimin e municionit

“Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit” -Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë e cila po mbahet në ditën e forcë. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka ka treguar se mbrojtja ka qenë ndër prioritetet kryesore, “Dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi si me numrin…

Lajme

27/11/2024 10:47

“Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit” -Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë e cila po mbahet në ditën e forcë.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka ka treguar se mbrojtja ka qenë ndër prioritetet kryesore,

“Dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar si me buxhetin që është trefishuar e me trajnimet jashtë vendit për ushtarët tanë që janë katërfishuar, e si me investimet në armatim që janë shumëfishuar. Këtë ditë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm, që posa e nënshkrova para se të vija në mbledhje dhe me një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj”, deklaroi Kurti.

Ai tha se sot ka nënshkruar vendimin për themelimin e komisionit ndërministror me qëllim të nisjes së procedurave për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

“Do të themelojmë komisionin ndërministror me qëllim të nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Një ushtri që për një kohë aq të shkurtër është armatosur aq shumë sak jo e jona ka nevojë për të garantuar operacionalitetin e parë. Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, shtoi ai./Lajmi.net/