Kurti në veri të vendit, përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Sot është bërë përurimi i nënstacionit policor në Leshak të Leposaviqit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të shumtë policorë ishin pjesëmarrës në inaugurim. Kurti përmes postimit në Facebook bëri të ditur se inaugurimi i këtij nënstacioni policor po bëhet pas 5 muajsh nga vendosja e gurthemelit. Ky është…

Lajme

07/02/2025 11:36

Sot është bërë përurimi i nënstacionit policor në Leshak të Leposaviqit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të shumtë policorë ishin pjesëmarrës në inaugurim.

Kurti përmes postimit në Facebook bëri të ditur se inaugurimi i këtij nënstacioni policor po bëhet pas 5 muajsh nga vendosja e gurthemelit.

Ky është postimi i Kurtit në Facebook:

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Me 10 shtator 2024, para më pak se 5 muajsh, kemi vendosur gurthemelin e këtij nënstacioni policor këtu në Leshak të Leposaviqit. Sot ai është i gatshëm, dhe prej tash do të jetë burim i sigurisë dhe adresë e raportimit për çdo qytetar pa dallim që jeton në këtë zonë. Pjesë e ndërtesës është edhe Agjencia për Regjistrim Civil, nga ku mund të marrin shërbimet qytetarët e komunës së Leposaviqit por edhe komunat e fshatrat përreth./Lajmi.net/