Kurti në Turqi, takon kryetaren e Foçës me prejardhje shqiptare, Bora Fiçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të fundit në Turqi, është pritur në vizitë edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı. Në një postim të tij në Instagram, Kurti ka shkruar se Fıçı është kryetarja e parë grua e komunës së Foçës, në provincën e…

Lajme

05/07/2024 15:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të fundit në Turqi, është pritur në vizitë edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı.

Në një postim të tij në Instagram, Kurti ka shkruar se Fıçı është kryetarja e parë grua e komunës së Foçës, në provincën e Izmirit duke shtuar se ajo është me prejardhje shqiptare.

Kurti tutje tha se ajo i mirëpriti dhe se me të diskutuan rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, shkruan lajmi.net.

“Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

“Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit. Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare. Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti, sot në Instagram./Lajmi.net/