Kurti në Mynih, merr urime për mandatin e tretë si kryeministër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u urua për mandatin e tretë si kryeministër gjatë një takimi me administratorin e UNDP, Alexander De Croo, në kuadër të margjinave të edicionit të 62-të të Konferencën ë Sigurisë në Mynih. Ky takim vijon një seri takimesh bilaterale që Kurti ka zhvilluar gjatë konferencës, duke përfshirë edhe takimin me…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u urua për mandatin e tretë si kryeministër gjatë një takimi me administratorin e UNDP, Alexander De Croo, në kuadër të margjinave të edicionit të 62-të të Konferencën ë Sigurisë në Mynih.
Ky takim vijon një seri takimesh bilaterale që Kurti ka zhvilluar gjatë konferencës, duke përfshirë edhe takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili e uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij dhe theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve Kosovë–Kroaci dhe bashkëpunimit rajonal.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti zhvilloi gjithashtu takime me zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe ndërkombëtarë, ku në fokus ishin siguria rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet gjeopolitike në kohën e tanishme.
Takimet e Kurtit në Mynih nënvizojnë përkushtimin e Kosovës për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe rolin e vendit në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor./rtk