Kurti: Në mëngjesin e 19 marsit do t’ua bëja gati Draftin e Asociacionit, Vuçiqi tha jo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për takimin e Ohrit, duke dhënë detaje të tjera. Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, Kurti komentoi çështjen e Draftit të Asociacionit që do ta draftonte ekipi i tij, përcjell lajmi.net. Madje, siç potencoi shefi i ekzekutivit, një të tillë do të mund ta bënte…

Lajme

22/03/2023 20:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për takimin e Ohrit, duke dhënë detaje të tjera.

Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, Kurti komentoi çështjen e Draftit të Asociacionit që do ta draftonte ekipi i tij, përcjell lajmi.net.

Madje, siç potencoi shefi i ekzekutivit, një të tillë do të mund ta bënte në mëngjesin e 19 marsit, por ata thanë jo.

“Unë u tregova kreativ. Propozova një Draft që do të bazohej në tri shtylla. Do ta krijonte ekipi im. Madje, do t’ua bëja gati mëngjesin e së nesërmes. Thanë jo, çka t’i bëj”, vazhdoi Kurti.

Gjithashtu, Kurti kërkoi nga ndërkombëtarët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dënojë sjelljen destruktive të Serbisë.