Kurti në Junik për kandidatin e VV për kryetar: U konfirmua mbështetja
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është konfirmuar mbështetja për Jetmir Tofajn për kryetar të Junikut nga Lëvizja Vetëvendosje. Krahas Kurtit, në këtë takim ishte edhe deputeti i “Guxo”, Nezir Kraki që vjen nga ai qytet. Me komunën e Junikut qeverisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). “Junikasit e dinë mirë çfarë…

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është konfirmuar mbështetja për Jetmir Tofajn për kryetar të Junikut nga Lëvizja Vetëvendosje.
Krahas Kurtit, në këtë takim ishte edhe deputeti i “Guxo”, Nezir Kraki që vjen nga ai qytet.
Me komunën e Junikut qeverisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Junikasit e dinë mirë çfarë do të thotë t’i qëndrosh tokës, fjalës dhe punës. Tani është koha që edhe qeverisja në Junik t’u ngjajë qytetarëve të vet – të jetë e fjalës dhe e punës. Jetmir Tofaj është kandidati ynë për kryetar të komunës. Sot, në një tubim me strukturat e Lëvizjes në Junik, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama, deputetëve Nezir Kraki e Salih Zyba, zëvendësministrit të Arsimit Taulant Kelmendi, Kryetarit të Qendrës së Gjakovës Agon Batusha, u konfirmua mbështetja për kandidaturën e Jetmir Tofajt”.