Kurti: Në IKKL gjendet arkiva e gjenocideve të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Në deklaratë për media pas vizitës, Kurti tha se një ndër faktorët e shtimit të punës sa i përket hetimit e hulumtimit por edhe gjykimit e dënimit të kriminelëve nga Serbia që kanë bërë në Kosovë vrasje,…

Lajme

10/11/2025 16:25

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Në deklaratë për media pas vizitës, Kurti tha se një ndër faktorët e shtimit të punës sa i përket hetimit e hulumtimit por edhe gjykimit e dënimit të kriminelëve nga Serbia që kanë bërë në Kosovë vrasje, tortura e masakra, është pikërisht edhe IKKL-ja.

Ai tha se në IKKL gjendet arkiva e gjenocideve të Serbisë.

“Tash me rastin e dy vjetorit ky institut kanë gjashte zyra rajonale. Poashtu vlen të përmendet që nga 67 burime te evidentuara, tash i kanë 650 burime, është punë gjigante që po bëhet, është institut që merr informacione nga të tjerët., por edhe të tjerët marrin shumë informacione nga ky institut”, tha Kurti.

Në mesin e atyre që kërkojnë informacion nga IKKL sipas Kurtit janë Policia e shtetit dhe Prokuroria.