Kurti në Gjermani, gazetari Martens: Po i tregon arsyet pse Kosova duhet të anëtarësohet në KiE

Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës. Gazetari gjerman, Michael Martens, ka publikuar një fotografi të Kurtit nga ky fjalim dhe shtoi se pas kësaj ngjarje ai do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman.…

Lajme

25/04/2024 10:10

Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës.

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka publikuar një fotografi të Kurtit nga ky fjalim dhe shtoi se pas kësaj ngjarje ai do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman.

“Kryeministri i Kosovës në Berlin sot po flet rreth asaj se pse dhe si vendi i tij po do që t’i bashkohet Këshillit të Europës. Dita filloi me një fjalim në Bertelsmann Stiftung dhe do të përfundojë më vonë në Bundestagun gjerman”.

Kryeministri është duke qëndruar në Gjermani ku dje ka zhvilluar një takim me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili i ka kërkuar progres urgjent në zbatimin e zotimit për Asociacionin.

Kurt atje ka njoftuar edhe për disa takime të tjera, përfshirë edhe ato me mërgatën.

Postimi i plotë: