Kurti në Davos e paraqet qeverinë e tij të pastër: Është tejet e rëndësishme që askush brenda kabinetit të ministrave të mos ketë as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e prezantoi Kosovën si një shembull të përkushtimit kundër korrupsionit. Ai deklaroi se qeveria e tij kishte trashëguar një sistem ku korrupsioni ishte endemik, por se nga ajo kohë gjithçka ka ndryshuar, transmeton lajmi.net. “Së pari, ne kemi trashëguar një situatë ku korrupsioni ishte…
Lajme
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e prezantoi Kosovën si një shembull të përkushtimit kundër korrupsionit.
Ai deklaroi se qeveria e tij kishte trashëguar një sistem ku korrupsioni ishte endemik, por se nga ajo kohë gjithçka ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.
“Së pari, ne kemi trashëguar një situatë ku korrupsioni ishte endemik. Shpresa jonë janë njerëzit, të cilët do të informojnë sistemin dhe publikun për çdo rast të korrupsionit. E dyta, ne duhet të udhëheqim me shembull. Është tejet e rëndësishme që askush brenda kabinetit të ministrave të mos ketë as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion. Ne duhet të jetojmë me shembull,” tha Kurti.
Ai shtoi se Kosova është një vend i monitoruar jo vetëm nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga sistemi i saj i brendshëm, duke siguruar se llogaridhënia është në vend dhe sinjalizuesit do të ndërhyjnë menjëherë në rastet e dyshimta.
Kurti theksoi se administrata e tij po punon për të krijuar një qeverisje transparente, duke e bërë Kosovën një “fener anti-korrupsion” në rajon./lajmi.net/