Kurti në darkën lamtumirëse të Enrico Barduani, falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në darkën lamtumirëse me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani. Aty, Kurti ka falënderuar Gjeneral Majorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për…

Lajme

23/09/2025 12:35

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në darkën lamtumirëse me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Aty, Kurti ka falënderuar Gjeneral Majorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për siguri dhe paqe.

Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin e përkushtimin e tij si komandant i KFOR-it, kryeministri i uroi suksese në detyrat e tij të radhës.