Kurti: Në çdo takim në Nju-Jork shpreha shqetësimin për vendimin e Hagës, presim nga që në Apel të adresohen padrejtësitë e mangësitë e këtij vendimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vizitën e tij në ShBA, në kuadër të javës së sesionit të 81-të të OKB-së. Kurti tha se kishte takime të shumta me liderë e zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Ai tha se në secilin takim ka shprehu shqetësimin për vendimin e…

Lajme

30/09/2026 10:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vizitën e tij në ShBA, në kuadër të javës së sesionit të 81-të të OKB-së.

Kurti tha se kishte takime të shumta me liderë e zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Ai tha se në secilin takim ka shprehu shqetësimin për vendimin e Speciales për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Mbrëmjen e së enjtes së 24 shtatorit u ktheva nga vizita disaditore në SHBA në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 81 të Asamblesë së OKB-së. Ishte vizitë e dendur përplot takime me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve mike, sikurse me drejtues të institucione ndërkombëtare e me mërgatën tonë të çmuar në Nju-Jork. Diskutuam një sërë temash e diskutimesh, përfshirë aktgjykimin e padrejtë në Hagë, të zhdukurit me dhunë shqiptarët e Luginës që për herë të parë ishin pjesë e delegacioni të Kosovës e biseduam për ekonomi, mbrojtje e të ardhmen tonë. Në secilin takim në Nju-Jork unë shpreha shqetësimin thëllë për aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cili është i padrejtë juridikisht moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë dhe pretenduar nga ajo që është vendosur nga Gjykata. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në Apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij takimi.”, tha ai./lajmi.net/