Kurti në Bruksel kërkon heqjen e masave, thotë se Kosova meriton statusin e kandidatit për BE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel. Me këtë rast, Kurti ka thënë se Kosova nuk ka një “plan B” përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kurti theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian të jetë strategjik, i bazuar në merita dhe real. Këto komente Kurti i bëri gjatë një fjalimi që mbajti në…

Lajme

07/04/2025 15:04

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Kosova nuk ka një “plan B” përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kurti theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian të jetë strategjik, i bazuar në merita dhe real.

Këto komente Kurti i bëri gjatë një fjalimi që mbajti në institutin e njohur evropian CEPS (Qendra për Studime të Politikave Evropiane) në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Poashtu Kurti ka shprehur nevojën urgjente për dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën, duke e cilësuar atë si një hap të vonuar.

“Ata që përputhen me CFSP-në e BE-së dhe mbështesin vlerat e BE-së duhet të shpërblehen, jo të mbahen nën masat kufizuese të BE-së. Statusi kandidat për Kosovën është i vonuar”, ka shkruar Kurti në “X”.

Përpos kësaj, Kurti tha se Kosova është demokracia më e avancuar në Ballkanin Perëndimor dhe bartëse e vlerave themelore të BE-së, megjithatë mbetet vetëm një kandidate potenciale për anëtarësimin në BE.

“Qëllimet strategjike të Kosovës përfshijnë anëtarësimin në BE dhe NATO. Si i tillë, harmonizimi ynë i plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (CFSP) është i padiskutueshëm, duke pasur parasysh se qytetarët tanë mbështesin fuqishëm integrimin e Kosovës në BE”, është thënë tutje në njoftimin e publikuar në faqen e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas Kurtit, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk është thjesht një aspiratë politike, por është një domosdoshmëri strategjike./Lajmi.net/