Kurti muajin e kaluar: Me 80-81 deputetë është rrezik i madh, sepse veç një nëse mungon shkojmë në zgjedhje
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin dje nisi procedurën për ta zgjedhur presidentin me vetëm 64 deputetë në Kuvend. Anipse e dinin qartë se kjo gjë është e pamundur të arrihet. Madje një deklarim të ngjashëm Kurti e pati bërë gjatë muajit të kaluar, se si nëse veç një deputet mungon atëherë çështja e…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin dje nisi procedurën për ta zgjedhur presidentin me vetëm 64 deputetë në Kuvend.
Anipse e dinin qartë se kjo gjë është e pamundur të arrihet.
Madje një deklarim të ngjashëm Kurti e pati bërë gjatë muajit të kaluar, se si nëse veç një deputet mungon atëherë çështja e presidentit nuk bëhet.
Kurti deklaronte hapur që për të nisur votimi duhet të jenë 81 në sallë.
“Aty vetëm njëri nëse mungon, automatikisht shkojmë në zgjedhje. Për të pasur sukses zgjedhja e presidentit, shfaqet e nevojshme që t’i kemi 83-84-85 deputetë, jo 80 ose 81 sepse është rrezik i madh sepse mungon një ose dy, edhe shkon në zgjedhje”, deklaronte ai./Lajmi.net/