Kurti mirëpret ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik. Gjatë takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës – para, gjatë dhe pas shpalljes…

Lajme

04/09/2025 15:37

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës – para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë – duke theksuar kontributin e rëndësishëm të këtij shteti, përfshirë edhe përmes agjencisë FINNIDA, raporton lajmi.net

Kurti vlerësoi gjithashtu mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik, si dhe në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Ai theksoi progresin që ka arritur Kosova në sferën demokratike dhe ekonomike, duke e cilësuar vendin si një nga demokracitë më të përparuara në Ballkanin Perëndimor dhe tërësisht të përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Në përfundim, kryeministri Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Finlandën në fusha kyçe si edukimi, inovacioni, teknologjia, mbrojtja dhe siguria./Lajmi.net/