Kurti merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut, bënë homazhe bashkë me Vjosa Osmanin

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë kryesore mortore të Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit. Kryeministria bën të ditur se Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, bënë homazhe pranë arkivolit të Papa Françeskut. “Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të…

Lajme

26/04/2025 18:40

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë kryesore mortore të Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Kryeministria bën të ditur se Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, bënë homazhe pranë arkivolit të Papa Françeskut.

“Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë”.

“Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit”, thuhet në njoftim.