Kurti merr pjesë në varrimin e ish ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemit: Ishte kontakt shumë i çmuar i Lëvizjes Vetëvendosje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në varrimin e ish ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemit. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar pak në lidhje me biografinë e Hetemit, shkruan lajmi.net. “Pas dy muajve do të bëhej 60 vjeç. Katër vjet e gjysmë ishte i burgosur në Zajeçar të Serbisë në…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në varrimin e ish ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemit.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar pak në lidhje me biografinë e Hetemit, shkruan lajmi.net.
“Pas dy muajve do të bëhej 60 vjeç. Katër vjet e gjysmë ishte i burgosur në Zajeçar të Serbisë në vitet e ‘80-ta. Në fshatin e tij të lindjes në Bistricë të Leposaviqit të cilin nuk e braktisi asnjëherë, bashkë me babain dhe vëllain e tij, në vitin 1992, policia serbe i rrahu për vdekje, ndërsa gjatë luftës çlirimtare u inkuadrua në Zonën Operative të Shalës në UÇK. Vëllau tjetër Bashkimi dhe motra e tij dëshmore Fatimja, u mobilizuan në Likoc në Zonën Operative të Drenicës”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka njoftuar se Hetemi ka vdekur nga sëmundja e kancerit në mushkëri.
“Jemi të pikëlluar që na la por me fat që e njohëm, e krenar me veprat dhe jetën e tij. Behgjet Hetemin do ta kujtojmë si një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në qëndresën e shqiptarëve në veri të Republikës. Prej vitesh ishte kontakt shumë i çmuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e nga viti 2021 një mbështetës i politikave të Qeverisë në kthimin dhe rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në komunat veriore, e veçanërisht në Bistricë”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: