Kurti merr pjesë në panelin “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250” në Shtëpinë e SHBA-ve në Davos

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një panel diskutimi të organizuar në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”. Agjenda e ditës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror nisi pikërisht në këtë hapësirë, ku kryeministri Kurti ishte i…

Lajme

20/01/2026 09:54

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një panel diskutimi të organizuar në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.

Agjenda e ditës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror nisi pikërisht në këtë hapësirë, ku kryeministri Kurti ishte i ftuar për të kontribuar në diskutimin mbi rolin e besimit dhe lidershipit në zhvillimet shoqërore dhe shtetërore, raporton lajmi.net

Gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të parashtruara në panel, Kurti theksoi se besimi përbën një shtyllë themelore të shërbimit dhe unitetit në etapa të ndryshme të zhvillimit shoqëror dhe institucional. Ai shtoi se optimizmi për të ardhmen buron nga përpjekjet dhe angazhimi i vazhdueshëm kolektiv.

Paneli ishte pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të reflektojë mbi mënyrat se si udhëheqësit nga mbarë bota mund të ndërtojnë partneritete inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë, si dhe të përshpejtojnë bashkëpunimin në kontekstin aktual shoqëror global./Lajmi.net/