Kurti: Me Shqipërinë kemi mbajtur dy mbledhje dhe s’kemi të tretë-Tanimë jemi barazuar me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Ndër të tjerash në këtë konferencë Kurti deklaroi se marrëdhëniet në mes dy shteteve janë shumë të mira dhe se mbledhjet e dy qeverive do t’u shërbejnë për marrëveshje të reja tregtare e zhvillimore. Por…

Lajme

18/11/2024 14:43

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Ndër të tjerash në këtë konferencë Kurti deklaroi se marrëdhëniet në mes dy shteteve janë shumë të mira dhe se mbledhjet e dy qeverive do t’u shërbejnë për marrëveshje të reja tregtare e zhvillimore.

Por në përfundim të takimeve, Kurti është pyetur edhe për një çështje tjetër.

Kryeministri u pyet se pse po mban mbledhje të dy qeverive me Maqedoninë e Veriut, e jo me Shqipërinë.

E me këtë rast Kurti si me të qeshur, u mundua të thotë se ka marrëdhënie shumë të mira edhe me qeverinë shqiptare.

“Ndër kaq sa i përket mbledhjes me Republikën e Shqipërisë të dy qeverive, ne tashmë i kemi mbajtur dy mbledhje. Tash jemi barazuar sepse mbajtëm edhe me RMV-në dy mbledhje dhe jam shumë i gatshëm, i interesuar që sa më parë të mbajtëm edhe një mbledhje me Republikën e Shqipërisë”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu theksoi “se 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se s’kemi një mbledhje të tretë në këtë mandat ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë se në mandatet e tjera”.

Kësisoj Kurti la të kuptohet se s’pritet që të ketë ndonjë mbledhje të mundshme deri në fund të mandatit në mes dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë./Lajmi.net/