Kurti mbetet më gjatë në sallë pas seancës, diskuton me Gërvallën e Kusari-Lilën

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka qëndruar pak më gjatë në sallë sot, përkundër që seanca kishte përfunduar. Ai është parë duke biseduar me dy partnerët e koalicionit, kryetaren e GUXO, Donika Gërvalla dhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, shkruan lajmi.net Në vëzhgim të bisedës kanë qenë treshja e VV-së Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla dhe…

Lajme

11/06/2025 11:45

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka qëndruar pak më gjatë në sallë sot, përkundër që seanca kishte përfunduar.

Ai është parë duke biseduar me dy partnerët e koalicionit, kryetaren e GUXO, Donika Gërvalla dhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, shkruan lajmi.net

Në vëzhgim të bisedës kanë qenë treshja e VV-së Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla dhe Hekuran Murati.

Nuk dihet se çka u bisedua mes partnerëve të koalicionit fitues të zgjedhjeve. Sot ishte dështimi numër 30 për konstituimin e Kuvendit./lajmi.net/