Mali i Zi ka hyrë në territor, vetëm me Shqipërinë nuk kemi probleme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka humbur territor nga demarkacioni me Malin e Zi.

Lajme

25/06/2015 16:05

Ai ne interpelancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për këtë çështje ka përmendur disa fakte që sipas tij, tregojnë rrudhjen e territorit të vendit.

Ai ka thënë se sot Kosova vetëm me Shqipërinë nuk ka kontekste kufitare.

Duke folur për hyrjen e shtetit të Malit të Zi në territorin e Kosovës, ai ka përmendur rastin kur autoritetet e këtij vendi nuk kanë lejuar, që banorët e Rugovës të zhvillojnë lojërat tradicionale.