Kurti: Ligjet për Çmimet Tavan dhe Sigurimet Shëndetësore janë përgjigje ndaj krizave dhe abuzimeve – Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit nga Qeveria të dy projektligjeve të rëndësishme: Projektligjit për Çmimet Tavan dhe Projektligjit për Sigurimet Shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi se këto ligje janë shumë të nevojshme dhe se ishin miratuar edhe gjatë mandatit të kaluar, por ishin kontestuar në Gjykatën Kushtetuese,…

Lajme

04/04/2026 10:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit nga Qeveria të dy projektligjeve të rëndësishme: Projektligjit për Çmimet Tavan dhe Projektligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi se këto ligje janë shumë të nevojshme dhe se ishin miratuar edhe gjatë mandatit të kaluar, por ishin kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, duke e vonuar zbatimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Ai u shpreh se Projektligji për Çmimet Tavan nuk ka për qëllim të pengojë zhvillimin ekonomik, por të parandalojë keqpërdorimet dhe fryrjen artificiale të çmimeve gjatë krizave të vazhdueshme. Ndërkaq, Projektligji për Sigurimet Shëndetësore është jetik për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe për forcimin e shëndetësisë publike.

“Urojmë që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë dhe të hyjnë në fuqi sa më shpejtë”, shkroi Kurti, duke bërë thirrje që ligjet të hyjnë në fuqi sa më shpejt për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

Postimi i plotë: 

Projektligji për Çmimet Tavan dhe Sigurimet Shëndetësore. Këto dy projektligje tejet të rëndësishme e shumë të nevojshme i miratuam në Qeveri dje.
I kishim miratuar edhe në mandatin e kaluar, por të dy këto i kontestuan në Gjykatë Kushtetuese për t’i zhagitur deri tash.
Miratuam Projektligjin për Çmimet Tavan, jo për të penguar rritjen e zhvillimin e askujt, por për të evituar keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve.
Miratuam edhe Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore, që është jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike.
Urojmë që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë./lajmi.net/