Kurti “lëshoi pe” për Asociacionin, Haradinaj: Sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti rreth kushteve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se tashmë e ka parë vendosmërinë e Kurtit, duke aluduar në kundërshtimet që ky i fundit ka pasur kundër Asociacionit sa ishte në…

Lajme

02/02/2023 19:35

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti rreth kushteve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se tashmë e ka parë vendosmërinë e Kurtit, duke aluduar në kundërshtimet që ky i fundit ka pasur kundër Asociacionit sa ishte në opozitë, shkruan lajmi.net.

“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se deklarata e Kurtit rreth Asociacionit ka nxitur reagime të shumta duke marrë parasysh se sa ishte në opozitë, Kurti në krye të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, kishin organizuar edhe protesta të mëdha kundër themelimit të “Zajednicës”. /Lajmi.net/