Kurti: Le të vazhdohet me kabinetin e njëjtë- unë Ministër i Jashtëm, Glauku Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër të Kosovës. “Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbrëmë”, tha kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Kurti deklaroi se sot bën një propozim të menduar mirë. “Thuhet se…

Lajme

04/11/2025 12:53

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër të Kosovës.

“Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbrëmë”, tha kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kurti deklaroi se sot bën një propozim të menduar mirë.

“Thuhet se partitë politike vendosin vetë, e për Vetëvendosjen as nuk vendos dhe as s’ka kurrë për të vendosur ndonjë subjekt tjetër. Pas diskutimeve të zgjeruara e të thelluara do të propozoj që mandatin e dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit Glauk Konjucës.Në kryesinë e Lëvizjes sonë unë do të propozoj si Kryetar i Vetëvendosjes që jam që mandate ne dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, aktivistit, mikut tonë e fort të besueshëm Glauk Konjufca. Për shkak të besimi të madh që kam tek Glauku, por edhe që të mos bëhen dy herë zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill”, deklaroi Kurti.

Kurti po ashtu tha se le të vazhdohet me kabinetin e njëjtë që kishte propozuar, që ai të ketë vendin e Glaukut pra (si minsitër i Jashtëm), kurse Glauk Konjufca Kryeministër.

“Le të vazhdojmë me kabinetin e njëjtë që kam propozuar. Unë marr vendin e Glaukut e Glauku timin ashtu siç jemi dakorduar mbrëmë në kryesi. Le të votohet buxheti i shtetit e to komunale e le të bëhet fondit të BE-së e pastaj shkojmë në zgjedhje. Pop ia japim mundësinë opozitës që t’ia kursejë vendit dy palë zgjedhje sepse mjafton në prill kur është edhe çështja e presidentes. Le të shkojmë me Glauk Konjucën e kabinetin qeveritar. Shpresojë që të mos e keqpërdorin e të mos e humbin edhe këtë mundësi. Ne si Vetëvendosje jemi gati për zgjedhje sot, e në dhjetor, jemi edhe më shumë gati në prill në vitin e ardhshëm, por po ia japim këtë mundësi për këtë bllokim të kot të shkaktar nga kokëfortësia e inati e bllokim që po bëhet i dëmshëm jo për VV-në por për Republikën. Opozitarëve u themi ju lutem mos u betononi në pozitën e bllokuesit, mos e lini t’i ik ky shans Kosovës tonë.”,shtoi ai./Lajmi.net/