Kurti kthehet nga diaspora dhe nis me kritika: Gjykata që më shpesh bën bilanc politik, se sa që ndanë drejtësi
Kryeministri i vendit, Albin Kurti foli edhe për kundërshtimet e opozitë sa i përket prezantimit të disa ligjeve nga Qeveria, e kundërshtimin e tyre në lidhje me këto ligje. Kurti përmendi këtu ligjin për çmimet tavan, si dhe atë për pagën minimale. Madje ai pati kritikë të hapur për gjykatat, duke folur këto për Gjykatën…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti foli edhe për kundërshtimet e opozitë sa i përket prezantimit të disa ligjeve nga Qeveria, e kundërshtimin e tyre në lidhje me këto ligje.
Kurti përmendi këtu ligjin për çmimet tavan, si dhe atë për pagën minimale.
Madje ai pati kritikë të hapur për gjykatat, duke folur këto për Gjykatën Kushtetuese.
“Siç edhe e dini deputetë, që të dy ligjet deputetë opozitarë i bllokuan duke i dërguar në Kushtetuese, eventualisht gjykata që më shpesh bën bilanc politik se sa që ndanë drejtësi, njërin ligj na e rrëzoi atë për çmimet tavan, kurse tjetrin e miratoi atë për pagën minimale. Dëm gjithsesi, për të parin sepse nuk hyri kurrë në fuqi, kurse për të dytin sepse u vonua një vit zbatimi i tij. Përveç problemeve e krizave globale na u desh të navigonim nëpërmjet sfidat e pengesat e brendshme që na u shkaktuan”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se edhe pse në shumicën e ekonomike në botë një prej shqetësimeve kryesore ka qenë niveli i lartë i çmimeve të konsumit ne kemi arritur që ta stabilizojmë inflacionin përmes masave mbështetës për qytetarët.
“Mesatarja deri në shtator 2024 ka shënuar vlerën 1.9 % duke shfaqur një tendencë rëndese të inflacionit, e që pritet ët mbajë trend të ulët edhe për pjesën tjetër të vitit. Ia dolëm bashkërisht që këto sfida globale t’i tejkalojmë me shumë më pak dëme se sa shtete të tjera që janë shumë më të fuqishme se ne ekonomikisht. Përkundër sfidave arritëm që të rrisim edhe ekonominë e vendit, përmes punësimit duke e ndihmuar kështu që fuqia blerëse e gërryer nga sfidat globale të rikupërohet përmes punësimit brenda.Për katër vite me radhë numri i të punësuarve u rrit në mënyrë konsistente që s’ka ndodhur në asnjë qeveri para nesh”,shtoi ai.
Kurti tha se “Jemi qeveria me numrin më të madh të vendeve të punës të shtuar brenda mandatit, që aktualisht ende pa e përfunduar po arrinë në 78 mijë vende pune më shumë, se sa kur e kemi marrë mandatin në pranverën e 2021”.
Sipas kryeministrit Kurti për katër vite rritja ekonomike mesatare ishte 6 për qind dhe në asnjë vit nuk ka rënë nën 4 për qind.
“Asnjë qeveri para nesh nuk ka mbështetur nënë dhe fëmijën. Ky buxhet është për familjen”./Lajmi.net/