Kurti kritikon opozitën: Po bëhen shumë premtime boshe

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë komente në lidhje me opozitën sot gjatë mbledhjes së Qeverisë. Gjatë fjalës së tij Kurti tha se ata po bëjnë “shumë premtime boshe” si kundërvlerë e vendimeve të tij, por sipas tij nuk duhet të ngatërrohen emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme. “Ndërkohë për shkak se zgjedhjet tashmë…

Lajme

30/10/2024 16:13

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë komente në lidhje me opozitën sot gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Gjatë fjalës së tij Kurti tha se ata po bëjnë “shumë premtime boshe” si kundërvlerë e vendimeve të tij, por sipas tij nuk duhet të ngatërrohen emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme.

“Ndërkohë për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare si kundërvlerë e vendimeve të mira qeveritare, mirëpo për një gjë duhet të jemi të sigurtë se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet ngatërruar”, tha Kurti.

Dje gjatë një konference për media kryeministri Kurti dhe ministri i financave njoftuan se nga janari i vitit 2025 dhe korriku pagat e punëtorëve në sektorin publik do të rriten për nga 55 euro.

Reagim të menjëhershëm pati kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se rast se do të bëhet kryeministër koeficienti i pagave do të jetë 150 euro.

“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/