Kurti kritikoi Ramën për marrëveshjen e migracionit me Italinë, Selimi: Vetë Qeveria nënshkroi marrëveshje për të burgosurit e Danimarkës

Ish kryediplomati, Petrit Selimi ka reaguar sot pasi kryeministri Kurti ka kritikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për migracionin. Ai ka thënë se ky veprim i Kurtit është sulm ndaj Ramës, shkruan lajmi.net. “Kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë rreth objekteve të emigrantëve. Një sulm i ulët ndaj Ramës, pasi…

Lajme

22/10/2024 12:16

Ish kryediplomati, Petrit Selimi ka reaguar sot pasi kryeministri Kurti ka kritikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për migracionin.

Ai ka thënë se ky veprim i Kurtit është sulm ndaj Ramës, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë rreth objekteve të emigrantëve. Një sulm i ulët ndaj Ramës, pasi që ishte vetë Qeveria Kurti që nënshkroi marrëveshje me Danimarkën duke hapur Kosovën për të strehuar qindra të huaj dhe emigrantë të burgosur në burgjet e Kosovës.” – ka shkruar ai në “X”. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: