Kurti: Kriminelët si Radojiciq s’mund të fitojnë tendera e të jenë të lirë në Kosovë, Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot vendin ku një vit më parë ka rënë heroikisht zyrtari policor, Afrim Bunjaku. Me këtë rast, Kurti u deklarua para mediave ku tha se sot janë bërë një vit nga rënia heroike e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku që i ishte bashkë me kolegët e tij në…

Lajme

24/09/2024 11:08

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot vendin ku një vit më parë ka rënë heroikisht zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Me këtë rast, Kurti u deklarua para mediave ku tha se sot janë bërë një vit nga rënia heroike e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku që i ishte bashkë me kolegët e tij në një vend ku ishte përgatitur kurthi për vrasjen e polciëve tanë nga paramilitarë terroristë të cilët janë orkestruar e financuar nga Serbia, et ë cilët paraprakisht kishin sjellur shumë armatim në Kosovë, për një konflikt më të gjerë e më të gjatë.

“Nga konfiskimet e armatimit dhe municionit që ka bërë Policia e Kosovës në Zveçan dhe jo vetëm del që 105 lloje të armëve janë konfiskuar dhe mbi 80 mijë municion. Kjo tregon që Banjska e 24 shtatorit 2023 ka qenë një plan për ta sulmuar Kosovën, agresion kundër sovranitetin shtetëror, integritetet të paqes, sigurisë dhe kushtetutshmërisë e ligjmërisë. Meqenëse këtë s’e harrojmë asnjëherë sot në këtë vend zbuluam tabelën që shënon emërtimin e ri të kësaj rruge pra, Afrim Bunjaku sipas vendimit të mbrëmshëm të Republikës së Kosovës. Policia jonë është polici multietnike që iu shërben të gjithë qytetarëve, por kriminelët e llojit të Radojiciqit nuk mund të fitojnë, e s’mund të jenë të lirë në Kosovën demokratike e të pavarur e evropiane”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Kurti theksoi se ata fitojnë tendera e sillen lirë në Serbinë proruse.

“Serbia është përgjegjëse dhe duhet të mbajë përgjegjësi e për këtë kërkojmë ndihmën e faktorëve evropianë e amerikanë, sepse ata duhet t’i dorëzohen autoritetet të Kosovës e të përballen me drejtësi.Pra plani ishte të ndahet Kosova e të aneksohet një pjesë e territorit, dhe rënia e Afrim Bunjakut nuk ishte e kotë, por ishte e madhe për të gjithë ne për Kosovën. Lavdi Afrim Bunjakut sepse Kosova është një dhe e pandarë. Mirënjohje e thellë dhe falënderim i përjetshëm Policisë sonë që ka trajnimet perëndimore dhe ka patriotizmin vendor.Bashkë me mu sot janë edhe policët të cilët para një viti në orët e hershme të mëngjesit u ballafaquan me paramilitarët e Radojiciq që dirigjohej nga Vuciq-i”shtoi ai.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se në Kosovë s’ka burime të brendshme që mund të destabilizojnë vendin.

“Institucionet tona shërbejnë në çdo cep e të gjithë qytetarëve, pa dallim feje e etnie janë të mbrojtur e të siguruar nga Policia dhe institucionet”./Lajmi.net/