Kurti: Krenar për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pas fitores së Kosovës në lojën e dytë me Islandën. Përmes kësaj fitore, dhe fitores në ndeshjen e kaluar me Islandën që u luajt në Kosovë, Kosova ka kaluar në Ligën B të Kombeve. “Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pas fitores së Kosovës në lojën e dytë me Islandën.
Përmes kësaj fitore, dhe fitores në ndeshjen e kaluar me Islandën që u luajt në Kosovë, Kosova ka kaluar në Ligën B të Kombeve.
“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur. Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: