Kurti “krekoset” për të arriturat e Telekomit, që në fakt nuk funksionon as në qendër e lëre më periferi

Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se në Kosovë zhvillimi i sektori të komunikimit elektronik po merr hov të ri. Sipas tij, Qeveria ka arritur që të nxjerrë Telekomin nga humnera përmes mbështetjes në kredi. Madje ai ngriti lartë punën e Telekomit, e duke thënë se shërbimet…

Lajme

23/10/2024 11:09

Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se në Kosovë zhvillimi i sektori të komunikimit elektronik po merr hov të ri.

Sipas tij, Qeveria ka arritur që të nxjerrë Telekomin nga humnera përmes mbështetjes në kredi.

Madje ai ngriti lartë punën e Telekomit, e duke thënë se shërbimet e telefonisë mobile 4g e 5g po shërbejnë në tërë vendin, transmeton lajmi.net.

Ai harroi se këto shërbime vështirë bëjnë shpesh herë në qendër të qytetit, e lëre më në perfieri.

Po ashtu ditë më parë janë vetë punëtorët e Telekomit të cilët reaguan hapur duke treguar se nuk kanë marrë paga.

Arsye është bllokimi i xhirollogarive të ndërmarrjes publike nga përmbaruesi privat për shkak të një obligimi miliona eurosh.

“Në republikën tonë zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektronike po merr hov të ri. Në shkallë regjioni Kosova e ka përqindjen më të lartë të shtrirjes së rrjetit dhe shërbimeve të internetit në amvisëri dhe biznese. Duke e mbështetur me kredi operatorin publik e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit. Telekomi i Kosovës në partneritet me gjigandët nga Suedia dhe Kroacia po i modernizon shërbimet e telefonisë mobile 4g dhe 5g në tërë vendin tonë. Pothuajse çdo ditë mund të shihni postime nga Telekomi  dhe ministria e Ekonomisë në lidhje me modernizimin e shërbimeve të Valës në komunat e vendit tonë anembanë përfshirë komunat veriore si rezultat i investimeve që po bëhen. Këto investime përveçse po përmirësojnë shërbimet e operatorit tonë publik kanë prodhuar efekte pozitive edhe në sektorin privat, me ç’rast edhe operatori tjetër po e zgjeron shtrirjen e rrjetit të shërbimeve 5g. Nga kjo konkurrencë që po nxitet nga ndërmarrja publike padyshim që qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë në shërbime dhe në oferta. Falë këtyre zhvillimeve, Kosova po integrohet edhe më tej në hartën botërore të shërbimeve të internetit”, tha Kurti./Lajmi.net/