Kurti krekoset pas takimit me kancelaren: Eksporti u rrit 63%, të hyrat 28%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me takimin që pati me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Lajme

14/09/2021 16:57

Pas këtij takimi para mediave Kurti foli për çështjen e brendshme të vendit, më shumë se ato që kanë interes të gjerë e që do të duhej të diskutoheshin në këtë takim.

Kurti madje nisi të flas edhe për të arriturat e Qeverisë Kurti II, e që sipas tij kanë të bëjnë me rritjen ekonomike.

“Tre kandidatët tanë të listës fituese sot drejtojnë institucionet dhe këso stabiliteti institucional Kosova nuk ka pasur prej se e ka shpallur pavarësinë dhe ky stabilitet po përkthehet edhe në efekte pozitive ekonomike.Kësisoj në 7 muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar në Kosovë janë rritur eksportet për 63%, qarkullimi ekonomik për 30% dhe të hyrat buxhetore për 28%. Në bazë të rishikimit të buxhetit të mes vitit parashikojmë rritje ekonomike për 2021 për sa paku prej 7.9% të bruto produktit vendor”, tha Kurti.

Ai tutje theksoi se kur ka të bëjë me kërkesat e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, është mëse i gatshëm t’i dëgjojë, por se ankesave të Serbisë për humbjet që i kanë pasur si shtet si kompenson dot, transmeton lajmi.net.

“Jemi për marrëdhënie të mira rajonale e fqinjësore, por nuk mund të kompensojmë as me shtetësi, as me territor Serbinë për humbjet si shtet që asaj ia ka shkaktuar regjimi i Millosheviqit dhe duke ritheksuar se krimet e kryera gjatë luftës janë një gjë që s’do ti harrojmë kurrë e s’do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi për to.Duke e pasur parasysh se para tri javësh, më 25 gusht presidenti serb e mohoj masakrën e Reçakut që u krye nga forcat serbe, mos njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mos pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë nuk janë dy krime të ndryshme.Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për mbarëvajtjen e dialogut në Bruksel, ku ndërmjetësues është Lajçak i cili vie nesër në Kosovë.Pra ka një proces në Bruksel, ku ka edhe mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës si qytetarë të Republikës unë jam mëse i gatshëm ti dëgjojë dhe të përgjigjem, por ankesave të Serbisë për humbjet që ajo i ka pësuar si shtet i padrejtë që e ka pasur Kosovën të okupuar në ’99 unë si kompensojë dot”, shtoi ai./Lajmi.net/

Kurti pas takimit me Merkel: E theksova se Kosova nuk mund të kthehet në vitin 2008