Kurti: Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme
Pas organizimit të mbrëmshëm nga Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti shkroi për 250 vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti tha se jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës, në mesin e të drejtave të patjetërsueshme, si themel i…
Lajme
Pas organizimit të mbrëmshëm nga Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti shkroi për 250 vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës, në mesin e të drejtave të patjetërsueshme, si themel i qeverisjes që krijohet me miratimin e popullit.
“Derisa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli ynë për kohë shumë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta. E në këtë mes, përjetimi ynë është unik sepse për ne jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave është i lidhur ngushtë me ShBA-të. Prandaj, këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, natyrshëm i erdhi ndihma amerikane”,shkroi ai.
Kurti tha se ishte i nderuar që mbrëmë të merrte pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve.
“Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme”./Lajmi.net/