Kurti: Koalicioni u refuzua, ndaj vendi ka nevojë për rezultat të qartë nga zgjedhjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për çështjen e koalicioneve, gjatë deklarimit të tij për media pas votimit në zgjedhjet parlamentare. Kurti ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje kishte ofruar koalicion gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, por se kjo ofertë ishte refuzuar, çka sipas tij ka çuar…

Lajme

28/12/2025 10:02

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për çështjen e koalicioneve, gjatë deklarimit të tij për media pas votimit në zgjedhjet parlamentare.

Kurti ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje kishte ofruar koalicion gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, por se kjo ofertë ishte refuzuar, çka sipas tij ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Unë kam ofruar koalicion në prillin dhe majin e këtij viti dhe ne jemi sot në zgjedhje pikërisht sepse ai koalicion u refuzua. Andaj, kësaj radhe do të duhej të kemi një rezultat të qartë, meqenëse shansi për koalicion ka kaluar pa fajin tonë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka nënvizuar se qytetarët përmes votës së tyre kanë mundësinë të përcaktojnë qartë drejtimin e ardhshëm politik të vendit, duke shmangur paqartësitë institucionale dhe duke siguruar stabilitet për Kosovën. /Lajmi.net/