Kurti kërkon nga BERZh mbështetje për projektet energjetike

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, për të diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë. Gjatë takimit, Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë…

Lajme

09/04/2026 21:21

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, për të diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe për projektet strategjike në fushat e energjisë, ujërave dhe transportit publik, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e projekteve infrastrukturore dhe për arritjen e objektivave të bashkëpunimit të përbashkët.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj Presidentes Renaud-Basso për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës.

Komunikata e plotë: 

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.

Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e bashkëpunimit të përbashkët.

Në përfundim, Kryeministri falënderoi Presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës./lajmi.net/