Kurti kërkon falëndrime e mirënjohje se po merr pjesë në seancë, përkundër që e ka detyrim

Pavarësisht se e ka detyrim të raportojë në Kuvend, kryeministri Albin Kurti, ka bërë një kërkesë në parlament para deputetëve, duke u kërkuar atyre ‘’një falënderim e mirënjohje’’. Këtë falënderim, Kurti tha se e meriton pasi që ka dëgjuar për mbi tri orë, dhe ka shkuar aty edhe në vazhdim të seancës. ‘‘Një kryeministër që…

Lajme

03/04/2026 18:59

Pavarësisht se e ka detyrim të raportojë në Kuvend, kryeministri Albin Kurti, ka bërë një kërkesë në parlament para deputetëve, duke u kërkuar atyre ‘’një falënderim e mirënjohje’’.

Këtë falënderim, Kurti tha se e meriton pasi që ka dëgjuar për mbi tri orë, dhe ka shkuar aty edhe në vazhdim të seancës.

‘‘Një kryeministër që dëgjon tri orë e gjysmë, e pastaj vjen edhe në vazhdim të seancës, e do së paku një falënderim edhe mirënjohje, edhe a e dini pse? Sepse kryetarët e partive tuaja s’janë këtu. Për dallim prej kryetarëve të partive të juaja, këtu është kryeministri, prandaj e kërkoj një mirënjohje e falënderim’’, ka thënë ai.