Kurti këndon këngën “Mora fjalë” bashkë me Shkurte Fejzën në Suharekë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar qytetin e Suharekës, saktësisht Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” të cilën e konsideron si investimin më të madh të Qeverisë në Kulturë. Aty, Kurti ka takuar këngëtaren e mirënjohur Shkurte Fejza e cila dje ka festuar 63 vjetorin e lindjes, shkruan lajmi.net. “Me Shkurten folëm për shumë tema…

Lajme

19/11/2024 18:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar qytetin e Suharekës, saktësisht Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” të cilën e konsideron si investimin më të madh të Qeverisë në Kulturë.

Aty, Kurti ka takuar këngëtaren e mirënjohur Shkurte Fejza e cila dje ka festuar 63 vjetorin e lindjes, shkruan lajmi.net.

“Me Shkurten folëm për shumë tema të aktualitetit tonë, por mbi të gjitha për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare. Pasuria kulturore e Kosovës është me vlerë për çdo gjeneratë në Kosovë dhe sidomos kënga jonë vendore është po aq me peshë për njohjen e Kosovës jashtë vendit në botë. I urova shëndet e jetë të gjatë, me dëshirën që përveç Prishtinës e qyteteve tjera, tash e tutje ta dëgjojmë duke interpretuar edhe në skenën e bukur të shtëpisë së kulturës në Suharekë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Në një video të publikuar nga kryeministri Kurti, ai shihet derisa interpreton këngën për komandantin Adem Jashari, “Mora fjalë”. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: