Kurti: Kemi katërfishuar buxhetin e mbrojtjes dhe e kemi dyfishuar numrin e ushtarëve – Vitin e ardhshëm dalin municionet e para nga fabrika e municioneve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se njëra nga pikat e rendit të ditës, është kërkesa për shpronësim i pronave të paluajtshme ish shoqërore të KBI Ereniku, me qëllim ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës. Ai ka thënë se me miratimin e saj,…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se njëra nga pikat e rendit të ditës, është kërkesa për shpronësim i pronave të paluajtshme ish shoqërore të KBI Ereniku, me qëllim ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës.
Ai ka thënë se me miratimin e saj, hapen rrugë për ndërtimin e fabrikës së municioneve, që është e para në Kosovë, e që ka thënë se do t’i shërbej ushtrisë sonë dhe do të rris sigurinë e do të ngris kapacitetet mbrojtëse.
“Këtë vendim e bënë edhe më të veçantë fakti që po e miratojmë pikërisht në Ditën e Forcës. Ndërtimi i kësaj fabrike, për të cilën tani kemi kontratë të nënshkruar me prodhuesin turk MKE, do të përfundoj brnda vitit të ardhshëm. Municionet e para nga kjo fabrikë do të dalin në fund të vitit 2026. Përveç fabrikës së municionit, kjo zonë industriale do të shërbej edhe për investitor të tjerë, me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojmë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronët ushtarakë dhe civil “Made in Kosova””, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se gjatë këtij mandati qeverisës, është katërfishuar buxheti i mbrojtjes dhe është dyfishuar numri i ushtarëve.
“Ushtrinë e kemi pajisur me sisteme të reja dhe më moderne të armatimit dhe të municioneve nga shtete anëtare të NATO-s, mbi 430 milionë euro blerje të armatimit në mandatin e parë janë shënuar. Në mandatin tonë të radhës, do të investojmë mbi 1 miliardë euro per mbrojtje. Duke e rritur ushtrinë, e sigurojmë Republikën, duke rritur FSK-në e forcojmë partneritetin me aleatë. Urime të gjithëve Dita e Forcës”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/