Kurti: Kam kontaktuar Abdixhikun dhe Hamzën – të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për dakordim mes partive politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive. Kurti tha se me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së 11-të, ndërsa tash mbetet që të…

Lajme

09/09/2026 14:35

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për dakordim mes partive politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Kurti tha se me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së 11-të, ndërsa tash mbetet që të zgjidhen edhe nënkryetarët.

“Së pari u zgjodh Albulena haxhiu, kryetare e Kuvendit e ligjeslaturës së 11 me këtë rast filloj konstituimi i Kuvendit që të përmbyllet me sukses të plotë duhet ti zgjedhim edhe nënkryetarët, për këtë  nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënnëkryetarëve. Le te jemi pozitiv dhe konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë të zgjedhja e presidentit që duhet të bëhet që ‘ti evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.