Kurti: Jo me llafe, por me masa konkrete kundër pabarazisë

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht po promovon programin e këtij subjekti partiak që do mund t’i shërbejë vendit në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Lajme

27/05/2017 22:35

Kurti madje si i nominuar i VV-së për kryeministër vendi, në një status të publikuar në facebook, ai thotë se një shoqëri pa barazi është shoqëri shtypëse, njofton Klan Kosova.

Tutje kandidati për kryministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, përfundon se me masa konkrete e me punë do të mundë pabarazinë.

”Një shoqëri pa barazi është një shoqëri shtypëse. Së bashku, jo me llafe, por me masa konkrete kundër pabarazisë”.